Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot për nderë të 20 vjetorit të themelimit të Aleancës Kosovare të Biznesit, ka takuar kryetarin e AKB-së Agim Shahinin dhe anëtarët e tjerë të kësaj organizate.
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se me Shahinin dhe të tjerët kanë diskutuar për problemet dhe shqetësimet që kanë bizneset kosovarë në këtë periudhë sfiduese.
I pari PDK-së mori një mirënjohje nga AKB ndërsa i siguroi se partia e tij do të vazhdojë të promovojë dhe hartojë politika konkrete ekonomike në Kuvendin e Kosovës të cilat mundësojnë tregun e lirë.
“Qeveria aktuale po vazhdon të injorojë kërkesat dhe nevojat e ndërmarrësve kosovarë. Inflacioni i madh nga njëra anë dhe bllokimi i investimeve kapitale nga Qeveria në anën tjetër, janë duke rrezikuar ekzistencën e mijëra bizneseve kosovare. Kjo gjendje po ndikon negativisht edhe në qëndrueshmërinë e vendeve të punës për punonjësit të cilët si rrugëzgjidhje fatkeqësisht po e shohin largimin nga Kosova”, ka shkruar në fund Krasniqi./arbresh.info/
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...