Sot në Lagjen e Trimave në Prizren do të përkujtohet 20 vjetori i masakrës të regjimit të Serbisë, në të cilën janë masakruar 27 qytetarë.
Ky aktivitet përkujtues do të fillorë në ora 11:00 në varrezat e martirëve.
Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, i ka ftuar të gjithë ish luftëtarët, familjet e dëshmorëve e të martirëve që të marrin pjesë nesër në këtë tubim përkujtimor.
“Më 26.05.1999 ndodhi njëra nga masakrat e regjimit gjenocidal të Serbisë në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan në mënyrën më barbare 27 qytetarë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar! Në pamundësi për tu përballur me forcat e UÇK-së dhe sulmet e NATO-së, aparati shtetëror i Serbisë vrau dhe masakroj qytetarët e lagjes si dhe i vuri zjarrin afër 280 shtëpive, për të realizuar planin e tyre të “tokës së djegur”… Ju ftoj nesër (e diel) në ora 11:00, në varrezat e Martirëve të Tusuzit ta nderojm gjakun e atyre që u flijuan për lirin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Berishës.
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...