Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji mban mbledhjen e parë për këtë vit.
Drejtori i departamentit të tarifave, tha se procesi i përcaktimit të hyrave te lejuara maksimale për furnizuesin për shërbim universal është dashur të përfundoj ne vitin 2021.
“Janë të definuar nga rregullat e të lejuara të të hyrave. Procesi i përcaktimit të hyrave te lejuara maksimale për furnizuesin për shërbim universal është dashur të përfundoj ne vitin 2021, mirëpo ne mungese te forumit procesi nuk ka mundur te përmbyllet. Menagjuar pas kompletimit te bordit procesi është rinicuar në 12 tetor dhe është riafruar një konsultim më datë 25 nëntor ku ju ka dhënë mundësi palëve për komentim me 8 dhjetor. Tani ZRRE sot jemi para jush për prezantim për aprovim dhe shqyrtim të vlerave hyrëse”, tha ai.
Petrit Pepaj, drejtori menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji, pas kërkesës së departamentit të tarifave, më 5 vota për e asnjë kundër , asnjë abstenim aprovohen parametrat hyrës me shpenzimet operative për furnizuesit me shërbim universal për shërbim 3 vjeçar.
“Më 5 vota për e asnjë kundër , asnjë abstenim aprovohen parametrat hyrës me shpenzimet operative për furnizuesit me shërbim universal për shërbim 3 vjeçar”, tha ai./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...