Zhvillimet nga lufta me Iranin rrisin çmimet e derivateve në Kosovë – diesel 1.34€, benzinë 1.36€

13:11 | 3 Mars 2026
A Z

Si pasojë e zhvillimeve në Lindje të Mesme, janë rritur edhe çmimet e naftës në Kosovë.

Aktualisht diesel 1.34€ dhe benzin 1.36€.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se është duke e monitoruar me vigjilencë të shtuar rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga operatorët ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës.

Në njoftimin e MINT thuhet se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregu e ka intensifikuar mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, për të mbrojtur konsumatorin, përmes inspektimeve të përditshme dhe të vazhdueshme në terren ndaj operatorëve ekonomikë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme