Zhduket një vajzë në Skenderaj, kërcënon nënën dhe motrën e saj përmes telefonit

09:14 | 20 Tetor 2023
A Z

Një grua ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në rrugën “Sala Hamit Jashari”, në Skenderaj.

“Më 19.10.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e dyshuara femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe përmes telefonit kontaktues i ka kanosur nënën dhe motrën e saj. Sipas tyre nuk dihet vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale