Vrasja në Runik të Skenderajt, QKUK deklarohet për tre të lënduarit

10:38 | 10 Gusht 2023
A Z

Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një incidenti me armë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, mesnatën e së mëkurës.

Si pasojë dyshohet se dy persona të maskuar kishin hyrë në kafeteri dhe kishin gjuajtur.

Lidhur me këtë Arbresh.info ka kontaktuar shefin e Intensives, Shaqir Uka nga Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë.

Uka ka thënë se nga plagët e marra me armë zjarri në pjesën e gjurit është dashur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik ku është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.

Ndërsa për tre të plagosurit e tjerë, Uka ka njoftuar se janë duke pranuar tretman mjekësore por se lëndimet e tyre janë më pak serioze./Arbresh.info/

 

Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në mjekim intensiv, i amputohet këmba