Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votuar për zgjedhjet parlamentare në Shkollën ‘Faik Konica’, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.
Abdixhiku ftoi qyetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme.
“Ju falënderoj për shërbimin e madh që po bëni në këtë ditë të madhe të demokracisë, njëkohësisht falënderoj të gjithë komisionarët , vëzhguesit zyrtarët e KQZ-së, Policinë dhe të gjithë njerëzit përgjegjës që në këtë ditë të shenjtë të demokracisë kujdesen që vota qytetarë të marrë epilogun përfundimtar. Është ditë e mirë, është ditë e demokracisë, dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme të Republikës së Kosovës. Është ditë feste për ne, për LDK-në”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave./Arbresh.info/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...