Në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës është mbajtur ceremonia e përurimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve te Martirëve.
Udhëheqësi i Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, Sylë Vitia tha se kujtimi dhe amaneti i tyre është që të qëndrojmë të bashkuar përherë.
“Kjo ditë për mua është një ditë me emocion. Dëshmorët qe prehen në këtë kodrinë i kam parë në fron të luftës, i ndjeva dhimbjet nga plagët e mara. Emocion i veçantë është edhe se kam përballë personin qe ma dha fjalën që kategoritë e dala nga lufta do të marrin vëmendjen e duhur. Kompleksi Memorial qëndron si një monument ku qytetarët mund të vijnë dhe të bëjnë nderime. Secili prej këtyre heronjve bëri një zgjedhje. Kujtimi dhe amaneti i tyre është që të qëndrojmë të bashkuar përherë. Lufta e drejtë çlirimtare ishte e nevojshme. Tendenca për të kriminalizuar UÇK-në është padrejtësia miq e madhe që mund ti bëhet një populli liridashës”, tha Vitija./Arbresh.info/
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...