Dy persona në Prishtinë janë sulmuar me mjet të prehtë thikë, nga dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë 16.07.2023 – 10:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta dhe të forta dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...