Vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren në Deçan

13:13 | 16 Qershor 2018
V. S.

Me rastin e ditës së çlirimit të Deçanit, në qendër  të qytetit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me incident.

Gjatë zbulimit të shtatores ka ndodhur një incident në mes të vëllait të Beg Rizaj dhe Ramush Hradinaj.

Ndonëse ishte në Deçan për të zbuluar këtë shtatore Kryeministri i Kosovës  Zbulimin e shtatoren Ramush Haradinaj nuk është lejuar që të marrë pjesë në zbulimin e saj.

Vëllai i Rizajt, Aliu, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores.

Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar  fjalosjen me Shefin e Qeverisë.

Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti./arbresh.info/