Kanë vazhduar punimet në ditën e dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana” që mbahet për herë të parë në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në panelin hapës “Migrimi përmes angazhimit të Diasporës”, po marrin pjesë ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë si dhe Zdenko Luçiq, sekretar për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.
Kujtojmë se në hapjen e këtij forumi, kryeministri Albin Kurti tha se komuniteti i diasporës nuk është një grup individësh, por urë lidhëse e atdheut me botën. “Komuniteti i diasporës ka luajtur rol në formësimin vendit të origjinës së tyre. Diaspora është më shumë se grup individësh, është urë lidhëse e vendit me botën”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.
Ai shtoi se kontributi tyre është i pamatshëm.
“Kosovarët, që jetojnë jashtë, folën për ata që nuk mundën të flisnin për krimet e që fshiheshin nga propaganda për gjenocidin në vendin e tyre”, tha Kurti, sipas të cilit, ky forum është i pari i këtij lloji, që grumbullon mbi 21 shtete dhe që mundëson lidhjen me vendin./rtk

Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...