Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Shëndetësisë ku bëhen të ditura detaje për procesin e vaksinimit në vend.
Në postimin që e ka bërë ditë më parë MSH-ja thuhet se mbi 700 profesionistë shëndetësor dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar atë ditë me vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19.
Me këtë rast, ambasada e ka pasur edhe një thirrje për qytetarët që të vaksinohen.
“Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim. Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm”, thuhet në postimin e MSH-së./arbresh.info/
#vaksinohu
Posted by British Embassy Pristina on E hënë, 5 April 2021
Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...