Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore. Shoqëria civile thotë se aq më keq është kur ligji nuk respektohet nga ata që e miratuan vetë atë.
Shoqëria civile ka vërejtje për të gjitha subjektet politike për sa i përket respektimit të kuotës gjinore. Publikimi i listave zgjedhore ka nxjerrë në pah se ligji për barazi gjinore i cili kërkon që të arrihet barazia gjinore 50/50 në të gjitha institucionet publike, nuk po përfillet. Arton Demhasaj, nga organizata jo-qeveritare “Çohu”, këtë e konsideron shkelje të ligjit.
“ Numri i caktuar i kandidatëve që janë tash kandidatë për deputetë, kanë qenë deputetë në legjislaturat e kaluara dhe vetë e kanë votuar Ligjin për barazi gjinore, ku thuhet se duhet të arrihet barazia gjinore në të gjitha institucionet publike 50/50. Vetë fakti se partitë politike nuk po i propozojnë 50 % të listave me gjininë femërore, mendoj se është shkelje e ligjit për barazi gjinore. Kjo nuk do të duhej të ndodhte, por po shihet se nuk ka vullnet politik për të zbatuar këtë”, tha ai.
Fatkeqësisht shumica e partive politike vazhdojnë të qëndrojnë te pragu i cili i obligon ata që me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, të respektohet kuota prej 30 % të përfaqësimit të grave në listat zgjedhore.
Mexhide Demolli, nga organizata jo-qeveritare “Fol”, thotë se ligjet duhet të harmonizohen.
“Këto lista që ne i kemi parë, përveç Vetëvendosjes e cila ju dha hapësirë më të madhe grave edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila e ka kaluar pak kuotën me 30.9 % , kurse dy partitë që konsiderohen të mëdha si PDK e LDK vazhdojnë të qëndrojnë te 30 % , gjë që nuk do të duhej të ndodhte, ligjet duhet të harmonizohen”, tha ajo.
Subjektet politike ditë më parë publikuan listat zgjedhore.
Përfaqësimi i femrave në këto lista është në kuadër të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, kurse Lëvizja Vetëvendosje radhitet si subjekti politik, i cili u dha më së shumti hapësirë femrave me mbi 35 %./RTK/
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...