Stoli ari, para e orë – pamje nga sekuestrimet që u bën gjatë bastisjeve të sotme tek shtëpitë e Mazrekut e Berishës

14:25 | 8 Janar 2026
A Z

Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të Kosovës.

Nga ky aksion të arrestuar janë disa persona.

Aksioni lidhej me hetimet që po kryheshin në kuadër të keqpërdorimeve milionëshe që ishin bërë nga ish-drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku dhe Valon Berisha.

Dyshja dyshohen se kishin transferuar mijëra euro nëpër llogari të ndryshme, para këto të marra përmes mashtrimeve që bënin përmes BKS-së.

Në konferencën e thirrur nga Prokuroria e Prizrenit janë publikuar edhe disa fotografi nga paratë, stolit e arit e orat e shtrenjta që janë sekuestruar në bastisjen e sotme nëpër shtëpi e apartamente të të lartcekurve.