Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë sot në përurimin e një ure të re në fshatin Rogovë të Hasit, një investim që synon të lehtësojë qarkullimin dhe jetën e përditshme të banorëve të zonës.
Pas përurimit, Kurti u përball me pyetje nga gazetarët në lidhje me mbështetjen për Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, Kurti zgjodhi të mos japë përgjigje, duke e shmangur plotësisht komunikimin me përfaqësuesit e mediave.
“Ne ndërtojmë ura, banorët punojnë tokën, e shiu për bereqet”, ishte komenti i vetëm i Kurtit, i dhënë në largim e sipër, pa iu përgjigjur konkretisht interesimit të gazetarëve.
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal