Me rastin e ditës ndërkombëtare të Romëve, organizata “Let’s Do It”, Kosova ka organizuar sot një aksion simbolik për pastrimin e lagjes së Romëve në Fushë Kosovë.
Për të parë nga afër këtë aksion, ishte i pranishëm edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.
Me këtë raste ai tha se e është i shokuar nga sasia e madhe e mbeturinave që ndodhen në Lagjen Rome në Fushë-Kosovë, raporton arbresh.info
“Unë nuk do të shtoj më shumë se çka tha ministri për shkak se pajtohem më të gjitha ato që ai i tha më herët. Më vjen shumë mirë që tani kemi edhe fonde që do të shpenzohen në menaxhimin e mbeturinave. Ne ishim përreth lagjes dhe të ju them të drejtën, jam i shokuar nga mbeturinat që pash përreth. Kjo nuk është vetëm çështje e ambientit por kjo ka të bëjë edhe me shëndetin e fëmijëve. Ne të gjithë duhet të punojmë në këtë drejtim. Për ta bërë këtë, natyrisht se duhet të ekziston edhe një sistem i cili shërben për të mbledhur mbeturinat”.
Në nder të kësaj dite këtë lagje e vizitoj edhe Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/383586635565486/?notif_id=1554631542939247¬if_t=live_video_explicit
Matoshi tha se në këtë ditë kërkon që të ruhet ambienti.
“Nuk është nëse sot pastrohet e nesër kthehet në këtë gjendje. Lus banorët romë të kenë kujdes në këto ambiente ku jetojnë fëmijët. Kemi shpall 7 milionë euro grante bashkë me GIZ-in gjerman. Këtë vit do të fillojmë kemi nda 1.2 milionë euro për disa komuna përfituese. Këto ditë do të fillojmë edhe me shpërndarjen e kontejnerëve. Kemin grand 2 milion euro për pajisje në menaxhim kemi shenjat janë të mira për donacione të tjera”, tha Matoshi.
Ndonëse ka pasur aksione për pastrimin e lagjes së Romëve, mbeturinat më të cilat u ballafaquan sot e shokuan drejtorin Ekzekutiv te “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj.
“Po kthemi pas një kohe jo shumë te gjatë dhe situatën nuk po e gjejmë mirë prapë shpresoj qe herën tjetër të pik nga një kafe gjithë bashkë. Me mbjellë disa drunj dhe ta kthejmë në zonë të gjelbër. Ne i kuptojmë komunat me problemet po këto pamje nuk na bënë nderë. Ne e dimë se më mirë s’është, as Mitrovica, as Gjakova në disa lagje”, tha Hasanaj.
Për mbeturinat e shumta në këtë lagje, banoret i fajësojnë edhe banoret e Prishtinës.
Sipas Fehmi Gashi, banore në lagjen e Romëve në Fushë Kosovë, mbeturinat këtu vinë edhe nga Prishtina.
“Sot është dita ndërkombëtare e flamurit r romëve gjithë romët në Kosovë e festojnë. Ne si qytetarë të Fushë Kosovës kemi dal për me i hekë mbeturinat këtu bijën e dhe prej Prishtine dhe e gjuajnë në lagjen tonë”./arbresh.info/

Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...