Të hënën presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një fjalim para ambasadorëve paralajmëroi sanksione nëse Kosova dhe Serbia nuk rregullojnë marrëdhëniet mes tyre.
Pas kësaj, drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se nuk duhet marrur asnjë deklaratë seriozisht deri sa nuk thuhet nga Komisioni Evropian, përcjell Arbresh.info.
Shasha përmes një postimi në Facebook, u shpreh se pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret vetëm në raste ekstreme.
“Pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret në raste ekstreme. Për shembull Rusisë iu pezullua vetëm pasi që pushtoj Ukrainën. Vanautusë iu pezullua vetëm pasi që refuzoj me kokëfortësi të ndal skemën e “pasaportave të arta”. Serbisë nuk iu pezullua liberalizimi përkundër që u shndërrua në portën kryesore të migrimit ilegal në BE”, ka thënë Shasha.
Shasha ndër të tjera ka shkruar se Macron paralajmëron se vetëm në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, liberalizimi i vizave mund të pezullohet.
“Prandaj ai paralajmëron se në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, patjetër që edhe liberalizimi i vizave mund të pezullohet. Kjo nuk është risi. Por ne sot jemi shumë larg këtij skenari, prandaj përderisa plotësisht mirëkuptoj ankthin që kemi nga kjo puna e vizave duhet të flemë qetë duke ditur se asgjë në BE nuk ka ndryshuar sa i përket kësaj çështje”, ka shkruar Shasha.
Po ashtu Shasha ka thënë se rregulli i artë për sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave nuk duhet marrur seriozisht deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të.
“Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”, përfundoi Shasha./Arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...