E ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar pasi një konvoji i FSK-së, kishte ngatërruar rrugën dhe kanë hyrë në veri të Mitrovicës.
Sipas kësaj zyre, dërgimi i FSK-së në Mitrovicën e Veriut përbën shkelje të drejtpërdrejtë të garancive të forta të NATO-s, e cila ka deklaruar se pa lejen e tyre FSK-ja s’ka të drejt të futet në veri.
Në reagimin e Zyrës e cila udhëhiqet nga Petar Petkoviq, kërkohet reagim urgjent i bashkësisë ndërkombëtare dhe “tërheqje e menjëhershme e forcave të FSK-së nga veriu i Kosovës, si dhe një reagim i qartë nga KFOR-i dhe përgjigje se kush ka lejuar që FSK të hyjë në veri”.
Theksohet se garancitë me shkrim se FSK-ja nuk mund të hyjë në veri pa lejen e KFOR-it janë konfirmuar edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti./Zëri
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...