Qeveria e Kosovës i ka ndarë 471 mijë euro për zgjedhjet në veri.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Sipas tij, për rundin e parë janë të planifikuar 315 mijë kurse për të dytin – 156 mijë. Tutje ai ka thënë se këto janë vetëm planifikime dhe tek pas përfundimit të tyre do të dihet e tërë kosotoja.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna. Shuma e mjeteve të planifikuara është 471 mijë euro, për rundin e parë 315 mijë euro, ndërsa për rundin e dytë 156 mijë euro dhe në përputhje me detyrimet ligjore KQZ-ja ka planifikuar edhe rundin e dytë të zgjedhjeve. Këto janë vetëm planifikime, çka do të thotë se ne duhet të presim përfundimin e gjithë procesit zgjedhor për të ditur koston e saktë të këtyre zgjedhjeve. Pas përfundimit të procesit zgjedhor mjetet e pashpenzuara do të kthehen në buxhetin e shtetit”, ka thënë ai, shkruan “Zëri”.
Sa i përket përgatitjeve për zgjedhje, ai ka thënë që gjithçka po shkon në rregull.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Mund të themi se përgatitjet në terren po vijojnë sipas ritmit, planifikimeve të parapara dhe nuk ka ndonjë gjë për të veçuar në kuptimin e ndonjë problematike, e cila do ta pengonte ose do ta vononte këtë organizim”, ka shtuar ndër të tjera ai.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale