Pulmologët në Kosovë kanë paralajmëruar stërngarkim të sistemit shëndetësorë në Kosovë pas prezencës së variantit Omicron dhe rritjes së numrit të rasteve pozitive.
Respektimi i masave dhe vaksinimi, edhe me dozën e tretë të vaksinës, sipas tyre, do të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme.
Pulmologu Flamur Marku thotë se rastet e shtuara me Omicron mund të rëndojnë sistemin shëndetësor në vend.
“Kemi arritur ta kuptojmë se Omicron ka shkallë të lartë të infeksiozitetit. Tashmë kur në vendin tonë janë identifikuar rastet e para, duhet të kemi shumë kujdes në respektimin e masave dhe të ketë një rigorozitet nga ana e institucioneve. Pritet të ketë një numër më të madh të pacientëve që do të stërngarkojnë sistemin tonë shëndetësorë”, tha ai në RTV Dukagjini.
Marku thotë se krahas respektimit të masave antiCOVID, nevojitet edhe marrja e dozës përforcuese të vaksinës për t’u mbrojtur nga infeksioni.
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit