PSD me aksion para Qeverisë në mbrojtje të gazetarëve

13:32 | 3 Gusht 2023
A Z

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, duke i vendosur kamera e mikrofon në kafaz, që simbolizon mbështetje për gazetarët.

Aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku tha se  kryemisnitri Albin Kurti i do mediet e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë.

Tutje Pllashaniku tha se sulmi ndaj mediave nuk ka nisur dje , por fillimisht duke abstenuar në emisione më pas përzgjedhja e RTK-së “ të cilit ia kontrollon bordin”.

“Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë. Jo vetëm pa kritikë, por edhe pa sens për kritikë. T’i këpusim shqisat. Kafazi është hapësira që ua ka nda. Prandaj sulmohen mediat. Dhe nuk ka nisur dje. Fillimisht duke abstenuar në emisione, tutje përzgjodhi RTK-në, të cilës ia kontrollon bordin (por doli veprim i paligjshëm shkarkimi i bordit të kaluar), deri tek mbyllja që filloi me Klan Kosovën. Në një rend autoritar çështjet teknike janë çdo here edhe politike. Pyetja shtrohet: çka iu duhen mediat? E po, propaganda nuk është vetëm transmetim lajmesh, ajo interpreton ato sipas versionit zyrtar. Dhe me këtë vdes pluraliteti”, tha Pllashniku./Arbresh.info/