Sot kanë protestuar para Komunës së Prishtinës banorët e Gllogovicës, për vazhdimin e linjës së autobusit nga fshati Gllogovicë në fshatin Gjergjenikë, shkruan arbresh.info.
Përfaqësuesi i fshtatit Gllogovicë, Asllan Bekteshi, tha se jemi te zhgënjyer, pasi që 15 nxënës kanë mbaruar klasën e 9 dhe kanë mbetur jashtë bankave të shkollës për shkak të transportit.
“Tha se ne jemi në pritje dhe jemi te zhgënjyer, ne kemi dashur të takohemi me kryetarin Përparim Rama. 15 nxënës kane mbaruar klasën e 9 dhe kanë mbetur jashtë bankave të shkollës, për shkak të problemit të transportit. Këtyre fëmijëve ju kanë shuar ëndrrat e jetës. Kjo është e pa tolerueshme ne nuk do të tërhiqemi. Çdo ditë kemi me ardh qitu deri të na bahet zgjidhja”, tha ai.
Drejtori i shërbimeve publike, Ilir Musliu tha se kërkesa për këtë linjë është e aprovuar, dhe pritet të vazhdojmë me procedura.
“Mu po më vjen keq që jeni tu prit 2 vjet, po du me ju njoftu që kërkesa për transport atje është aprovuar. Ne kërkesa për lindja kemi të shumta. Për 10 ditë me pas durim sepse janë procedura teknike“, tha ai./arbresh.info/

Ndërron jetë babai i modeles dhe futbollistit të njohur
S’iu bindën, fyen dhe lënduan një polic – arrestohen dy pers...
Shfaqen maskat në Kraishtë, grabisin arkën me para nga një m...
Aksion policor në Leposaviq, konfiskohen fishekë, maska usht...
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për posedim të ...
Dogana sekuestron 237 mijë pako të paligjshme për ambalazhim...