Presidentja për Afrim Bunjakun: Na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

10:27 | 26 Shtator 2023
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sërish policin që u vra nga grupe terroriste, Afrim Bunjakun.

Osmani thotë se Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje.

Postimi i plotë i saj:

Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku.
Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi.
Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut.
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!/Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale