Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar i cili kishte njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë gërmimit janë hasë gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit.
“Me datë 05.10.2023 Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në bazë të informacioneve ka identifikuar një dëshmitar, i cili ka njohuri për mbetje eshtërore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999. Së bashku me dëshmitarin, në vendin e ngjarjes kenë dalë edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Është identifikuar lokacioni dhe pas gërmimit/ekshumimit, janë hasë gjetje eshtërore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Gjenden mbetje mortore në lagjen Matiqan të Prishtinës, dyshohen të jenë të luftës së fundit
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...