Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar edhe njëhere raportimet në media për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Siç shkruan ai skandali i Martin Berishajt me mafinë energjetike të Serbisë, dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike ka pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh, sipas tij, iu shkaktua qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.
Postimi i plotë:
Skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.
Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve kjo krizë ju kushtoi drejtpërdrejtë në mirëqenie, duhet ta dinë se ku kanë shkuar e për çka janë shpenzuar paratë e tyre që qeveria ua mori përmes haraçit në emër të krizës. Duhet ta dinë se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët e ndarë nga qeveria gjatë kësaj periudhe.
Për këtë arsye, ne kemi kërkuar hetimin parlamentar të kësaj super afere. Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është agjendë politike por kusht i domosdoshëm demokratik për të mundësuar llogaridhënien dhe transparencën.
Tashmë është e qartë pse mazhoranca ka refuzuar ta mbështesë hetimin parlamentar për këtë çështje. Por amnisti për krimin, korrupsionin dhe abuzimin me taksa të qytetarëve nuk ka e nuk do të ketë. Komisioni hetimor parlamentar do të themelohet me çdo kusht, me ose pa vullnetin e mazhorancës. Efekti i vetëm i kësaj pengese që pushteti po përpiqet ta vendosë ndaj transparencës, është rreshtimi me krimin e abuzimin.
“Kartelin e rrymës” na e zbuloi një media sllovene, përmes së cilës kuptuam se Martin Berisha ishte njëri nga “sekserët” e Albin Kurtit. Kush e di edhe sa “sekserë” të tjerë kanë emër e mbiemër të cilët pushteti i Kurtit po përpiqet t’i mbajë të fshehur. Lista me gjasë do jetë mjaft e gjatë dhe ne do ta nxjerrim në dritë këtë listë./arbresh.info/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran