Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Në takim me presidentin Steinmeier, Presidentja Osmani ndër të tjera ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.
Për fund diskutuan edhe për potencialin e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm./Arbresh.info/

Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...