Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit lejohet si procedurë, por vetëm nëse ekziston një konsensus i qartë ndërmjet deputetëve dhe merret vendim nga vetë seanca plenare.
“Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, unë do t’i drejtohem Gjykatës me një kërkesë për sqarim,” tha Osmani.
Ajo theksoi se mundësia e votimit të fshehtë ekziston, por duhet të vendoset nga vetë deputetët: “Lejohet si opsion, por duhet të ketë vendim të seancës dhe të pyeten deputetët,” u shpreh presidentja pas ceremonisë së betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
“Nuk pres që të ketë një votim të tillë,” shtoi ajo.
“Në rast se nuk ndodh konstituimi i Kuvendit në një periudhë të afërt, planifikoj t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim mbi pasojat juridike që lindin pas kalimit të afatit 30-ditor, sepse dua të qartësohet se cilat janë obligimet dhe pasojat në rast se nuk kryhet detyrimi kushtetues i konstituimit të Kuvendit brenda këtij afati.”
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...