Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar Presidenten Osmani në lidhje me zhvillimet në sistemin financiar, sikurse edhe për masat e ndërmarra gjatë periudhës së pandemisë.
Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e stabilitetit financiar për zhvillimet e gjithmbarshme në vend.
Ndërkaq Presidentja Osmani ngriti shqetësimin për normat e larta të interesit nga ana e bankave që operojnë në tregun financiar të Kosovës, duke kërkuar rishikimin e tyre.
Poashtu, Presidentja Osmani ka theksuar se BQK-ja duhet të punojë intensivisht edhe me Qeverinë e Kosovës që të sigurohet anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër./arbresh.info/
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...