Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se gratë janë boshti i historisë së Kosovës në etapa të ndryshme shtetërore. Një gjë të tillë ajo e deklaroi në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.
“Në bosht të historisë, popullit tonë – Kosovës, si në kohën e rezistencës paqësore ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; edhe pasluftës në procesin e shtetndërtimit, por edhe sot përderisa fuqizojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, ka qenë pikërisht roli i grave që ka shtyrë para në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë e më gjerë”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka deklaruar se pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë s’është veç çështje barazie dhe drejtësisë, por është gurthemeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vend, rajon dhe më gjerë.
“Kabineti im me përkrahjen e zyrës së sekretarit Blinken do të themelojë qendrën e ekselencës, e cila është bërë pjesë e strategjisë së SHBA-ve për gratë, paqen dhe sigurinë. Pres që në kuadër të kësaj zyre të konsolidojmë gjithnjë e më shumë partneritete të reja dhe të jetësojmë nisma e projekte që fuqizojnë rolin e parlamenteve dhe rolin e grave në to”, ka thënë ajo.
Gratë në rrafshin global sipas presidentes së Kosovës, luajnë rol vendimtar për ndërtimin e mirëkuptimit dhe sigurimit që marrëveshjet e paqes të jenë gjithëpërfshirëse.
“Kur gratë përfshihen në procese të paqes, marrëveshjet e vijnë më shpejt por kanë edhe qëndrueshmëri më afatgjatë. Gratë sjellin perspektiva, strategji dhe zgjidhje unike në tryezë që shpesh anashkalohen në mjediset e dominuara nga burrat”, ka shtuar Osmani./rtk
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...