Presidentja Vjosa Osmani e ka nisur fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës me sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku.
“Më 24 shtator Kosova u përballë me situatën më të rrezikshme që nga pavarësia e saj. Një grup terrorist paralamilitar i financuar, trajnuar dhe mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i udhëruar nga lidershipi i këtij shteti kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe tyë shkaktohet destablizim jo vetëm i vendit tonë, por i të gjithë rajonit. Në këtë ditë Kosova u përballë me një agresor tinëzar në veprim, por të dukshëm në ambicie, me synimin e qartë të cënimit të themelit të shtetit tonë, Republikës, për të cilën ranë shumë dëshmorë ndër breza”, ka deklaruar Osmani.
Osmani tha se Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht.
“Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, ka thënë Presidentja Osmani.
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij
Kryediplomatja shqiptare: RMV të respektojë shqipen, identit...
KQZ akrediton mbi 18 mijë vëzhgues