Gazmend Syla nga OVL-UÇK ka paralajmëruar ish-luftëtarët që të mos marrin pjesë në protestën e nesërme në Shkup, e cila organizohet nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Today”,Syla tha se pjesëmarrja e tyre paraqet rrezik serioz për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për shkak të listave të Europolit të dërguara nga Serbia.
“S’ka nevojë me marr pjesë. Mundet me çu motrën ose vëllain nëse i ka mbet marak. Ne ju preferojmë luftëtarëve tanë të UÇK-së që mos me marr atë rrugë, sepse nuk kemi garancë. Edhe sikur ta kërkojmë, është e pamundur që shteti i Maqedonisë së Veriut të japë garanci kur je në listat e Europolit”, tha Syla.
Ai njëherësh deklaroi se me futjen e dokumenteve në sistemin kufitar, policia e Maqedonisë së Veriut është e detyruar të veprojë.
“Automatikisht, kur futet letërnjoftimi në databazën e policisë kufitare dhe del se je i kërkuar, polici ka detyrim të të arrestojë. Prandaj u themi bashkëluftëtarëve tanë të mos marrin pjesë. Ka plot qytetarë që do marrin pjesë”, ka deklaruar ai
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë
Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arr...
Merz: Përfundimi i luftës me Iranin çelës për kontrollin e ç...
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Vendi s’duhet të shkojë...