Drejtoria e Shërbimeve Publike në kudër të Komunës së Prishtinës, sot gjatë gjithë ditës ka punuar në teren me ekipet e saja emergjente (ato të mbrojtjes, shpëtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve), dhe në koordinim me Kabinetin e Kryetarit, u intervenua në pjesët ku ka pasur nevojë si pasojë e dëmeve nga reshjet e së dielës mbrëma.
Këto reshje kanë përfshirë të gjithë rajonin, duke mos kursyer as qytetin e Prishtinës por fatmirësisht pa dëme serioze. Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, është angazhuar me të gjitha ekipet sot në terren dhe ka dalë në inspektim të punimeve dhe në mbështetje të qytetarëve të Prishtinës të prekur nga reshjet. Janë ndërmarrë një sërë intervenimesh në rrugët, lagjet, fshatrat dhe sheshet kryesore të qytetit, në të cilat janë liruar pusetat, zhbllokuar kanalizimet si dhe është kryer pastrimi i rrugëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve është bërë largimi i degëve dhe drunjëve të rrëzuara nga erërat dhe reshjet.
Priten raportet finale të vlerësimit për të bërë të ditur edhe bilancin e dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve.
Komuna e Prishtinës potencon se situata është nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz./arbresh.info/

Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...