Sot është dita e nëntë e grevës së mësimdhënësve në gjithë Kosovën.
Megjithëse ata po kërkojnë ngritje të koeficientit të pagës prej 30 për qind, ende nuk është arritur një marrëveshje me Qeverinë, të cilët kanë paralajmëruar se të gjitha orët e humbura do të kompensohen.
Për këtë, SBASHK ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, greva mund të zgjas me muaj, shkruan Indeksonline.
Sipas tyre, institucionet nuk duhet të kërkojnë zëvendësimin e ditëve të humbura.
“Mendojmë që institucionet duhet të kursehen me deklarata për fillimin ose kompensimin e orëve se ende jemi në grevë. Besojmë që kemi nevojë të zhvillojmë dialog se si ta ndërpremë grevën e jo të bisedojmë sot për zëvendësimin e orëve të humbura kur ende jemi në grevë. Ndoshta greva do të zgjasë edhe me muaj. Nuk duhet institucionet të kërkojnë që të zëvendësohen ditët e humbura”, kanë paralajmëruar SBASHK.
Ndryshe, disa drejtori të shkollave kanë bërë thirrje për mësimdhënësit të shkojnë sot në shkolla dhe të fillojnë mësimin, por këtyre thirrjeve nuk dihet nëse do iu përgjigjen mësimdhënësit./Indeksonline/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...