Në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se këto raste kanë ndodhur në Prizren dhe Deçan.
DHUNË FAMILJARE
Prizren 08.12.2021-14:35. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dy të dyshuarit meshkuj kosovar babë e birë. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësore. Me urdhër te prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.
Deçan, 08.12.2021-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...