Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me shtimin e këtyre votave, VV del e para edhe në komunën e Klinës, shkruan Arbresh.info.
Ai ka kërkuar falje për lëshim e bërë në hartën paraprake të postuar e cila nuk përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
“Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit).”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë e aktivistë,
Harta e postimit të mëhershëm (pardje) nuk i përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Kur shtohen ato, del që VETËVENDOSJE! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju falemnderit për përkrahjen. Pra, në zgjedhjet parlamentare 2025, LVV është e para në 22 komuna, PDK në dy komuna, LDK në një, AAK (me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një, ndërsa LS në 10 (prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit).
Gjithë të mirat,
Albini/Arbresh.info/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...