Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi ka pushuar së funksionuari për një periudhë dymujore.
Gjatë kësaj periudhe pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, do të bëjnë përpunim e të dhënave të drejtueseve të automjeteve dhe udhëtarëve me procedurë të përshpejtuar.
Kjo edhe për shmangien e radhëve dhe pritjeve për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së mjeteve dhe udhëtarëve nisur edhe nga fakti i përmirësimit të kushteve të motit.
Edhe pse drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët shprehen për lëvizje të lirë gjatë gjithë vitit ata thonë se nuk është pritur gjatë në kufi ndërsa kontrollet i shohin normale.
Ndërkohë gjatë fundjavave dhe festave zyrtare lëvizja është pa kontrolle për automjetet me traga të Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror. Pika kufitare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, përpunon numrin më të madh të mjeteve dhe udhëtarëve që hyjnë dhe dalin në të dyja anët e kufirit. A2cnn
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...