Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do t’i adresohet Parlamentit Evropian, me ftesë të presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Njohës të çështjeve politike në vend po vlerësojnë së kjo është një mundësi e mirë për Kosovën, por se zhvillimet e fundit në veri të vendit do ta vendosin nën hije fjalimin e presidentes.
Për herë të parë një president i Kosovës do t’i drejtohet seancës plenare në Parlamentin Evropian. E këtë fjalim të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, njohës të çështjeve politike në vend po e shohin si mundësi të mirë për Kosovën.
Artan Muhaxhiri i tha Radio Kosovës se fjalimi i presidentes është një rast i mirë për avancimin e pozitës së shtetit të tanishëm të Kosovës dhe krijimin e hapësirës për përkrahje më të madhe të BE-së ndaj Kosovës.
“ Ky fjalim do të duhej të ishte një mundësi shumë e madhe që presidentja e Kosovës të avanconte pozitën aktuale të shtetit tonë më një fjalim ku do të përfshiheshin edhe qëndrimet e tashme të shtetit të Kosovës por edhe vizionet për të ardhmen e vendit. Dhe me anë të tij, të krijonte përkrahje edhe më të madhe ndaj Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri.
Muhaxhiri, shtoi se fjalimin e presidentes Osmani do ta vë nën hije situata e fundit e krijuar në veri të vendit, pasi nga ajo do të kërkohen shpjegime rreth daljes nga kjo situatë.
“ Në gjendjen aktuale që ndodhët Kosova mendoj që fjalimi i presidentes do të hijezohet nga ngjarjet në veri të vendit. Dhe efekti i këtij fjalimi nuk do të jetë maksimal pasi presidentja gjithsesi duhet të japë edhe shpjegime se çfarë ka ndodhur në veri dhe cilët janë hapat e shtetit të Kosovës për të zgjidhur bllokadën”, ka shtuar ai.
Edhe njohësi tjetër i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, i tha Radio Kosovës se fjalimi i presidentes para deputetëve të Parlamentit Evropian është i një rëndësie të veçantë pasi do të shpalosën problemet aktuale më të cilat përballët Kosova, si gjendja në veri dhe çështjet e tjera politike.
“ Në vazhdën e asaj qa po ndodh në Kosovë, ky fjalim është shumë pozitiv. Kjo është një mundësi e mirë për shpërfaqjen e problemeve aktuale të Kosovës dhe integrimeve evropiane që do të trajtohen nga presidentja si çështjet politike, situata në veri e deri të politika e jashtme e Kosovës e cila thotë se do ta përkrahë perëndimin në çështjen e Ukrainës dhe në çështje të tjera si aleate”, ka thënë Burjani.
Në njoftimin e presidencës thuhet se presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta. Po ashtu është bërë e ditur se Osmani do të takohet fillimisht me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsolan, e pastaj edhe me udhëheqës të grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian dhe takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës.
Kush është në krye të Iranit tani dhe çfarë ndodh më pas?
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të Iranit të...
Sulmohet cisterna e parë e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Irani raporton për 57 të vrarë nga sulmet në Teheran
Putin e quan vrasjen e Khameneit një “vrasje cinike” që shke...
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit 50-vjeçar nga god...