Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, me 73 vota pro, të martën u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e së martës pro emrit të tij votuan edhe një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Biografia e tij, e publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje:
Dimal Basha është lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt.
Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar me vlerësimin më të lartë në drejtimin “E drejta penale ndërkombëtare”.
Dimali gjithashtu ka përfunduar studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me fokus në Konflikt dhe Siguri” në universitetin “The New School University”, po ashtu në New York.
Me një përvojë të pasur profesionale, Basha ka punuar në zyrën e ish-kongresmenit Eliot Engel, si dhe si analist i të Dhënave Kualitative në Gjykatën Federale të SHBA-së.
Përveç kësaj, ai ka ushtruar një karrierë të suksesshme menaxheriale në Angli dhe SHBA.
Në politikë, Dimal Basha ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës për dy mandate, duke përfaqësuar Lëvizjen Vetëvendosje! Ai ka qenë anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...
Gjesti rikthehet fuqishëm me EP, publikon pak momente nga kë...
Finlanda thotë se dyshohet se një dron shkeli hapësirën e sa...
Mashtrim online, viktimës në Mitrovicë Veri i tërhiqen 500 e...