Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lla ka nënshkruar sot vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Ministrja e ka quajtur këtë vendim si të domosdoshëm.
Njoftimi i plotë:
Sot nënshkrova vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.
Ky vendim ishte i domosdoshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë e të ndershme në tregun vendor.
Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes.
📌 Marzha tregtare maksimale e lejuar:
▪️ Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër
▪️ Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër
Inspektorët do të jenë në terren për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.
Llogaritja e marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4, paragrafi 1.1 dhe 1.2, të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.
Duke u bazuar në analizën e situatës në treg dhe në kompetencat ligjore të Ministrisë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Çdo shkelje apo moszbatim i këtij vendimi do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
Ky vendim synon të sigurojë konkurrencë të ndershme dhe mbrojtje të konsumatorëve në tregun e Republikës së Kosovë.

Lufta ndali turizmin, ndërpritet çdo komunikim me vendet e L...
PDK-ja, kundër kandidatit Andin Hoti për president
Kosova pa emër për president, Tahiri: Mungesa e procesit pol...
Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, p...
Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës...
Hamza: Nuk ka marrëveshje për kandidat për president, të tje...