Kryeministri Albin Kurti bashkë me Artane Rizvanolli ka vizituar Postën e Kosovës, nga ku tha se kjo ndërmarrje publike këtë vit po e mbyll me rreth 1 milion euro fitim.
Kurti tha se Posta e Kosovës operon me 166 zyra, 16 prej tyre në veri të Kosovës.
“Është për tu përshëndetur fakti që po zgjerohet rrejti i zyrave dhe i shërbimeve postare. Gjithsej i kanë në Kosovë 166 zyra prej të cilave 16 janë në veri të Ibrit në Republikën e Kosovës. Janë ndërpre rrjedhjet financiare, janë shuar strukturat ilegale. Nuk operon në Kosovë as posta e Serbisë e as kursimorja postare e Serbisë dhe dinari më nuk është mjet pagese dhe nuk ka pasë vakum sepse Posta e Kosovës ishte aty të ofrojë të gjitha shërbimet të cilat dikush konsideronte se mund të mungojnë atëherë kur të ndërpritet ilegaliteti që kishim në të kaluarën”, tha ai.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...