Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar, kanë mbajtur tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”.
Kryeministri Albin Kurti, tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi sipas tij, ajo po punon në plane ushtarake për aneksimin e veriut.
Kurti tha se çështje të rëndësishme që e preokupojnë janë siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit dhe Serbinë dhe ekstradimi i terroristëve.
“Në dy vitet e fundit Kosova është përmirësuar dukshëm për Demokraci dhe sundim të ligjit. Bashkëpunimi i mirëfilltë vjen nga të përbashkëta. Unë kam qenë në tavolinë e dialogut në Bruksel dhe proceset e Berlinit për marrëveshje, Serbia po punonte në plane ushtarake që të aneksoj veriun. Ata nuk ka orientim për anëtarësim në BE. Duhet të ketë pasoja për këtë sjelle dhe të gjithë ata duhet që të dhënë llogari për sulmin terrorist. Anëtarësia jonë në BE nuk duhet që të mbahet peng”, tha Kurti./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK