Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, bën apel të fuqishëm ndaj prindërve dhe familjeve që të marrin një rol aktiv në edukimin e fëmijëve për të jetuar pa dhunë.
KOMF nxit prindërit të ndërmarrin hapa konkretë në komunikim dhe edukim.
Në përfundim, KOMF thekson rëndësinë e rolit të familjes.
Njoftimi i plotë:
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, apelon fuqishëm tek prindërit dhe familjet që të marrin një rol aktiv në edukimin e fëmijëve për të jetuar pa dhunë.
Dhuna mes bashkëmoshatarëve po shfaqet gjithnjë e më hapur dhe po normalizohet si sjellje. Ky është një alarm serioz që kërkon veprim të menjëhershëm nga familjet, institucionet dhe e gjithë shoqëria, por mbi të gjitha nga familja, e cila mbetet mjedisi ku fëmijët formojnë vlerat dhe sjelljet e tyre.
KOMF bën thirrje që prindërit të flasin rregullisht dhe hapur me fëmijët për dukurinë e dhunës, format e saj, pasojat negative që ajo sjell në jetën dhe shëndetin mendor të fëmijëve, si dhe të promovojnë dhe edukojnë tek fëmijët e tyre, mënyra konstruktive dhe paqësore për të zgjidhur konfliktet. Edukimi për respekt, tolerancë dhe mirëkuptim duhet të fillojë në familje dhe të forcohet çdo ditë.
Nevojitet që prindërit të:
KOMF thekson se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis të sigurt dhe mbrojtës. Prindërit apo kujdestarër ligjorë janë linja e parë e mbrojtjes dhe ndikimit pozitiv në jetën e fëmijëve të tyre. Duke folur me fëmijët, duke i dëgjuar ata dhe duke edukuar modele konstruktive e tolerante të sjelljes, ne të gjithë kontribuojmë në parandalimin e dhunës dhe në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për fëmijët tanë./Arbresh.info/
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...