Jahjaga e Kosnett diskutojnë për hallet e të mbijetuarave të dhunës seksuale

15:52 | 6 Prill 2021
V. S.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, kanë vizituar sot Qendrën e Grave Medica Gjakova, e cila tashmë disa vite merret me fuqizimin e grave përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Jahjaga ka thënë se kanë inkurajuar të mbijetuarat e dhunës seksuale që shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore duke aplikuar për statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, sot ishim në Gjakovë në Qendrën e Grave Medica Gjakova, e cila tashmë disa vite merret me fuqizimin e grave përfshirë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Dëgjuam hallet dhe shqetësimet e disa të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe shprehëm mbështetjen tonë për të mbijetuarat dhe punën që bën Qendra nën udhëheqjen e znj. Mirlinda Sada. Diskutuam poashtu mbi shtigje të reja që duhet të gjejmë për t’ju qëndruar pranë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në realizimin e të drejtave të tyre.
Në këtë drejtim, inkurajuam të mbijetuarat e dhunës seksuale që shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore duke aplikuar për statusin e të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Procesi i verifikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është jetik për procesin e zbardhjes të së vërtetës dhe ballafaqimit tonë me të kaluarën./arbresh.info/

May be an image of një ose më shumë njerëz, people sitting dhe ambiente të jashtme

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people sitting

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme