Kryetari i zgjedhur në komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kandidatja e PDK-së në zgjedhjet e fundit komunale, Leonora Bunjaku Morina, ka marrë postin e nënkryetares së kësaj komune, ndërsa po ashtu u bënë të ditur emrat e drejtorëve në nëntë drejtori.
Doruntina Hasani do të jetë në krye të Drejtorisë së Administratës, Kushtrim Zeqiri do të udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa Riad Rashiti Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.
Drejtoria e Arsimit në krye do të ketë Selvete Sylejmanin, ndërsa ajo e Shërbimeve Publike Mentor Mihovcin.
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është emëruar Bejtullah Osmani, i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Bajram Isufi, ndërsa drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi.
Enver Shabani do të udhëheq Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik.
“Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit”, ka shkruar kryetari Hyseni.
“Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim”, shtoi tutje kryetari nga radhët e Lëvizjet Vetëvendosje.
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...