Ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi gjatë seancës plenare për shqyrtimin e Projektbuxhetit 2026 se ky buxhet ka karakter emergjent dhe i përkohshëm.
Murati bëri me dije se gjatë ditës së djeshme, në komision, janë shqyrtuar të gjitha amendamentet, duke rikujtuar rëndësinë e miratimit të shpejtë të buxhetit
“Gjatë ditës së djeshme në komision kemi shqyrtuar të gjitha amendamentet dhe ajo që mund të them është ta rikonfirmoj atë që e tha edhe deputeti Besnik Tahiri, sapo e tha dhe e kërkoi të konfirmohet. Siç e kemi thënë edhe në fillim, ky është një buxhet i përkohshëm, emergjent, dhe për këtë arsye ne si Qeveri nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që i kanë marrë dikasteret e tyre përsipër që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, ka thënë Murati.
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...