Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i largojë serbët nga barrikadat e vendosur në veri të vendit.
Në një konferencë për medie, kreu i AAK-së ka thënë se barrikadat nuk e ndihmojnë dialogun dhe se sipas tij, ato janë vetëm interes i presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai ka shtuar se deklarimet dhe veprimet e pamatura të kryeministrit Kurti dhe të njerëzve të tij, veç sa e kanë komplikuar situatën.
Haradinaj ka kërkuar nga serbët e Kosovës të mos bien pre e kalkulimeve politike të Vuçiqit dhe të askujt tjetër.
Sipas tij, s’mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it, ngase misioni i tyre është i qartë dhe i pastër si loti.
“Situata në veri të Kosovë po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar. Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri, po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht t’i tërheq njerëzit e tij nga veriu dhe urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së bisedimeve”.
“Ai nuk mund ta sfidojë Kosovën e përcaktuar për paqe. Logjika që me mjete ushtarake të krijohet pozicion më i fortë për marrëveshjen për njohje të ndërsjellë në raport me Kosovën, është kapitull që është mbyllur në vitin 1999”, tha Haradinaj, raporton eo.
“Fatkeqësisht as Kurti e as njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt. Veprimet dhe deklarimet e pamatura të tyre, në vazhdimësi e specifikisht në këtë 3 muaj, veç sa e kanë bërë situatën më të rëndë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, nuk është palë, prandaj edhe nuk mund të konsiderohet si i tillë”.
“Nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it. Misioni i tyre në Kosovë është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashnigtoni e as Brukseli”, tha tutje Haradinaj.
Haradinaj ka pasur edhe një kërkesë për serbët në atë pjesë.
Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se perspektiva jonë e përbashkët është njohja e paqja midis nesh dhe kjo nuk arrihet pa ata që na kanë shpëtuar në një kohë.
“Ata janë aleatë të paqës e të sigurisë në Kosovë, dhe kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika kundërshtuese ndaj tyre. E ardhmja e Kosovës është e lidhur përjetësisht me aleatët perëndimor, posaçërisht me Amerikën”.
“Kam një kërkesë edhe për serbët e Kosovës. Të mos bije pre e kalkulimeve politike të askujt, e as të Vuçiqit. Të mos bëhen dëm kolateral. E ardhmja e tyre është në Kosovë. është në paqe dhe në harmoni më gjithë të tjerët, prandaj largohuni nga barrikadat”, tha Haradinaj.
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës
Dialogu me Serbinë, Bislimi jep detaje për funksionalizimin ...
Vëllaznimi fiton çerekfinalen e dytë, por nuk ishte e mjaftu...