Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelll, ka vazhduar të merret me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe qeverisjen e tij. Grenell deklaroi se Kurti duhet të largohet nga politika.
“E di se mund të shkaktoj kokëçarje me qëndrimin tim, por do të vazhdoj të jem i sinqertë, Albin Kurti dhe autoritetet e tanishme në Kosovë nuk përmbushin diçka për të cilën janë pajtuar, kështu që thjeshtë ata duhet të largohen nga skena politike”, citohet të ketë thënë Grenell, raporton Kosovo-online.
Grenell këtë qëndrim e pati gjatë një mitingu elektoral, derisa po mbështeste Ron Johnson, i cili synon që të zë një ulëse në Senatin Amerikan, i cili gjithashtu ka folur për kryeministrin Kurti.
“Ai vepron me supozimin se shqiptarët e Kosovës e kanë mbështetjen e parezervë të Amerika dhe që Amerika nuk i do serbët, çfarë atij ia mundëson që të bëjë çfarëdo që do, por kjo nuk është çështja”, ka thënë se Johnson.
Nis sot seanca ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për pengim ...
Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision