Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas djegies së dy zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Sipas tij, kjo ngjarje nuk është rastësi e vogël, derisa ka përmendur që ndodhi një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiu nga prokuroria.
Postimi i plotë i tij:
Është fatkeqësi djegja e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?
Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti?
Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK