6 kompani janë duke garuar për t’u kualifikuar në investimin e komunës së Prishtinës për ndërtimin e 500 vendparkimeve nëntokësore.
Përmes një konference për media, zyrtarë komunalë kanë bërë të ditur se kohëzgjatja e koncesionit do të jetë nga 25 deri në 40 vjet, raporton KTV.
Ndërsa kur u fol për hartat zonale, Genc Bashota, drejtor për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, tha se po synohet eliminimi i gabimeve që kanë qenë në të kaluarën.
Kryeqyteti pritet të bëhet edhe me 5 shkolla përmes Iniciativës për Financim Privat, e cila sipas Bashotës, është rezultat i marrëveshjes së komunës me IFC-në e Gjermanisë./KTV/
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...