Një ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, UNMIK ka reaguar përmes një njoftimi.
Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, u ka bërë thirrje “të gjitha palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut”.
Në një komunikatë për media, Ziadeh citohet të ketë thënë që është e rëndësishme që të promovohet “një klimë e favorshme për dialog të mirëfilltë”.
“Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” tha Ziadeh.
“Dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë,” deklaroi ajo./arbresh.info/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten